Sudani po përballet me një një grusht shteti ushtarak ndërsa situata është kaotike.

Ministria Sudaneze e Inteligjencës ka konfirmuar se shumica e anëtarëve të kabinetit dhe këshillit kombëtar të sovranitetit që ndërmorën tranzicionin demokratik të vendit pas përmbysjes së Omar El Bashir në vitin 2019, janë  arrestuar.

Në mesin e zyrtarëve që janë arrestuar është edhe kryeministri, Abdallah Hamdok. Autoritetet njoftuan se vendi po përballet me një grusht shteti ushtarak në shkallë të gjerë ndërsa ende nuk është e qartë se kush është udhëheqësi e ushtrisë.

Në kryeqytetin Kartum është ndërprerë interneti, ndërsa në rrjetet sociale janë shfaqur imazhe që tregojnë turma të zemëruara duke djegur goma në rrugë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aeroporti i Kartumit është i mbyllur dhe fluturimet ndërkombëtare janë pezulluar.

Grupi kryesor pro-demokratik i Sudanit u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që ti rezistojnë çdo grusht shteti ushtarak duke protestuar.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shprehu shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit në Sudan. “BE u bën thirrje të gjitha palëve dhe partnerëve në rajon që ta kthejnë procesin e tranzicionit politik në rrugën e duhur,” shkroi Borrell në Twitter.

Udhëheqësit ushtarakë dhe civilë kanë qenë në mosmarrëveshje që kur sundimtari Omar al-Bashir u rrëzua nga pushteti dy vjet më parë dhe u krijua qeveria e përkohshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";