Kreu i Këshillit të Sudanit, gjenerali Abdel Fattah Abdelrahman Burhan ka shpërndarë këshillin dhe kabinetin, ndërsa ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të grushtit të shtetit.

“Të gjitha anëtarët e Këshillit Sovran që mbikëqyrin tranzicionin janë liruar nga postet e tyre”, ka thënë ai.

Po ashtu bëri me dije se para fundit të nëntorit do të shpallet një qeveri e përkohshme, ndërsa deklaroi se zgjedhjet e për t’i hapur rrugën një qeverie civile do të zhvillohen në korrik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se disa anëtarë të qeverisë kalimtare dhe udhëheqës tjerë civilë janë arrestuar. Raportohet se në mesin e zyrtarëve që janë vënë në arrest shtëpiak është edhe kryeministri, Abdallah Hamdok.