Hamasi ka dënuar miratimin e paketës së ndihmës nga Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.
Paketa parashikon 26 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin.

Hamasi e ka quajtur atë një shkelje të “të gjitha ligjeve ndërkombëtare dhe normave humanitare”.

“Grupi militant palestinez e sheh financimin si konfirmim të bashkëpunimit të SHBA-së në një fushatë izraelite që ka marrë jetën e dhjetëra mijëra martirëve të pafajshëm, përveç shkatërrimit sistematik të qyteteve dhe lagjeve të banuara dhe të gjitha objekteve civile e infrastrukturës në Rripin e Gazës”, thuhet në një deklaratë të dielën.

Administrata amerikane dhe presidenti Joe Biden, tha Hamasi, mbajnë përgjegjësi personale “politike, ligjore dhe morale” për ato që i përshkroi si krime lufte në Gaza. Projektligji siguron një “dritë jeshile” për Izraelin që të vazhdojë “agresionin brutal” të tij në rrip, tha Hamasi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA miratoi Aktin e Ndarjeve Suplementare të Sigurisë të Izraelit të shtunën me një votim 366-58./vizionplus.tv