Hamasi ka lëshuar një deklaratë të re duke hedhur poshtë akuzat se po bllokojnë një marrëveshje armëpushimi.

Grupi theksoi se është i etur për të arritur një marrëveshje dhe mbetet i përkushtuar ndaj kornizës së armëpushimit të mbështetur nga ShBA dhe OKB, të paraqitur në qershor.

Hamasi thotë se SHBA po i përkulet presionit nga Izraeli në negociatat e armëpushimit dhe ngecjet kryesore mbeten pas një plani të paraqitur nga Presidenti Biden.

“Propozimi i Biden thotë se Izraeli do të tërhiqej tërësisht në dy faza dhe një armëpushim të plotë. Ndërsa kërkesat izraelite përfshijnë vetëm një armëpushim të përkohshëm për gjashtë javë”, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";