Hamasi deklaroi sot se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po ngre pengesa për negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës në mes të bisedimeve të vazhdueshme që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Lëvizja islamike palestineze, në një deklaratë të sotme, u bëri thirrje ndërmjetësve që të ndërhyjnë kundër atyre që i quajti “manovrat dhe krimet” e Netanyahut.

Në Kajro, Al Qahera News TV raportoi, duke cituar një burim të lartë, se drejtori i CIA-s William Burns do të vizitojë kryeqytetin egjiptian këtë javë.

Sipas një burimi tjetër, kreu i CIA-s do të udhëtojë këtë javë në Katar. Egjipti do të presë një delegacion izraelit në të njëjtën kohë, sipas Al Qahera News TV, i cili mban lidhje të ngushta me agjencitë qeveritare egjiptiane./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";