Të paktën 29 palestinezë janë vrarë teksa po prisnin pako me ndihma si pasojë e dy sulmeve izraelite, njofton ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Nga sulmi i parë izraelit u vranë tetë persona. Ata u vranë ndërsa po bëhej shpërndarja e ndihmave në kampin Nuseirat, në Rripin qendror të Gazës. Pak më vonë në një sulm të dytë nga Izraeli u vranë të paktën 21 njerëz dhe më shumë se 150 u plagosën nga të shtënat me armë izraelite kundër turmës që po prisnte ndihmat në një rrethrrotullim në zonë.

Të vdekurit dhe të plagosurit nga sulmi i dytë u dërguan në spitalin al Shifa të Gazës, thuhet në deklaratën e Hamasit.

Ndërkohë ushtria izraelite raportohet se ka mohuar sulmet e pretenduara nga Hamasi, duke thënë se këto janë deklarata të rreme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ndërsa IDF [Forcat e Mbrojtjes izraelite] e vlerësojnë incidentin me tërësinë që meriton, ne i bëjmë thirrje medias që të bëjë të njëjtën gjë dhe të mbështetet vetëm në informacione të besueshme”, thuhet në deklaratën e Izraelit.

Sulmet e fundit izraelite vijnë dy javë pasi ministria e shëndetësisë në Gaza tha se të paktën 112 njerëz u vranë gjatë një shpërndarjeje tjetër ndihmash./vizionplus.tv/