Danimarka, vendi i parë jashtë Azisë që lehtësoi masat e izolimit të marrja kundër përhapjes së koronavirusit, deklaroi se zbutja e tyre nuk e ka shtuar nivelin e infektimeve, edhe pse vendi hyri në fazën e dytë të rihapjes muajin e kaluar.

Shteti nordik lejoi që në muajin maj të hapeshin restorantet, kafenetë dhe qendrat tregtare, ndërkohë që në prill I kishte dhënë dritën jeshile çeljes së qendrave të kujdesit ditor, shkollave, parukerive dhe bizneseve të vogla.

“Niveli i infektimit në shoqërinë tonë vazhdon të mbetet mjaft I ulët”, thanë autoritetet shëndetësore daneze, duke shtuar se numri i rasteve të reja në vend vazhdon të bjerë, pavarësisht se janë kryer më shumë teste. Edhe numri ditor i vdekjeve është shumë herë më I ulët se kur mbërriti kulmin në 31 mars me 22 vdekje brenda 24 orëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtrimet në spital po ashtu kanë rënë në më pak se 100 që prej fillimit të qershorit. “Ende nuk ka asnjë shenjë ndryshimi në shtrirjen e infeksionit pavarësisht hapjes graduale të shoqërisë sonë”, thuhet në raport.

Të hënën qeveria daneze e ngriti kufirin maksimal të pjesëmarrjes në tubimet publike nga 10 në 50 dhe lejoi rihapjen e palestrave dhe pishinave publike, ndërsa në korrik e gusht, planifikon lehtësim akoma dhe më të fortë të kufizimeve për grumbullimet publike.