Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është vënë nën kritika nga ligjvënësit për mos informimin e Shtëpisë së Bardhë për shtrimet e tij të fundit në spital .

Shefi i Pentagonit , i cili po trajtohet për kancerin e prostatës, pranoi se kishte një ndërprerje në komunikim, referuar shtrimit të tij në spital në janar.

“Unë kurrë nuk i kam thënë askujt që të mos i tregojë presidentit, Shtëpisë së Bardhë apo dikujt tjetër për shtrimin tim në spital,” tha Austin në dëshminë para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës.

Mike Rogers e quajti plotësisht të papranueshme që u deshën tre ditë që Presidenti Biden të informohej se Austin ishte në spital.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Luftërat po shpërthenin në Ukrainë dhe Izrael, anijet tona po viheshin nën zjarr në Detin e Kuq dhe bazat tona po përgatiteshin për sulm në Siri dhe Irak, por shefi i ushtrisë nuk ishte në dijeni që ministri i tij i mbrojtjes ishte jashtë veprimit,” tha ai.

Një kongresmene republikane pyeti se cili është dënimi për mungesën e pajustifikuar të Austin.

“Nuk do ta krahasoja kalimin tim në spital me vetëvrasjen. Unë nuk u zhduka. Isha në një institucion mjekësor ushtarak në Uashington”, tha ai.

Një raport i Pentagonit i lëshuar të hënën argumenton se nuk gjeti prova të qëllimit dashakeq ose një përpjekjeje për të mbuluar të vërtetën as nga ai, as nga stafi i tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Madje ministri ia kaloi kompetencat zëvendësit të tij më 2 janar, një ditë pasi ai u shtrua në spital, ndërsa po transferohej në reanimacion.

Vetëm më 4 janar, Shtëpia e Bardhë dhe zëvendësi i Austin, i cili ishte me leje në Porto Riko, u informuan për shtrimin e tij në spital./vizionplus.tv/