Pas dy vitesh nën një regjim të rreptë kufitar, Australia ka vendosur të rihapet më 21 shkurt, për të gjithë personat e vaksinuar plotësisht.
Ky është një lajm i mirë edhe për studentët ndërkombëtarë, të cilët janë përballur me kërkesa të rrepta qëkurse ka nisur pandemia.
SCOTT MORRISON
KRYEMINISTER, AUSTRALI
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Kanë kaluar pothuajse dy vjet që kur morëm vendimin për të mbyllur kufijtë me Australinë. Më 21 shkurt do të rihapemi për të gjithë mbajtësit e vizave dhe gjithashtu nëse jeni të vaksinuar plotësisht, ne mezi presim t’ju mirëpresim sërish në Australi”.
Australia shtohet në listën e gjatë të vendeve që janë rihapur, pasi niveli i vaksinimit ka arritur objektivin e më shumë se 80%.
Por ndërkohë në kryeqytetin kanadez, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi numri i kamionistëve protestues e ka tejkaluar atë të forcave të policisë, duke kërcënuar sigurinë e banorëve.
Qendra e Otavës është paralizuar, me automjete dhe tenda që bllokojnë rrugët, prej më shumë se një jave tashmë.