Kryeministri holandez, Mark Rutte, sinjalizoi për “qëllimin” e tij që të dërgojë në Ukrainë raketa kundërajrore Patriot, që janë të prodhimit amerikan.

 

Këto deklarata ai i bëri gjatë takimit me presidentin amerikan, Joe Biden. Edhe Gjermania ka thënë se do të dërgojë armë të tilla në Ukrainë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne kemi qëllim që t’i bashkohemi asaj që ju po bëni me Gjermaninë sa i përket projektit për Patriotët, sistemit të mbrojtjes ajrore. Mendoj se është e rëndësishme që ne t’i bashkohemi këtij projekti”, i tha Rutte Bidenit gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se “për këtë në mëngjes bisedova” edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

 

Gjermania njoftoi më 5 janar se do të ndjekë SHBA-në dhe do të dërgojë një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rutte përmendi “pamjet e tmerrshme” të një ndërtese banimi të shkatërruar nga raketat e fuqishme ruse në qytetin e Dnipros gjatë fundjavës së shkuar, duke shtuar se “këto janë pamje të tmerrshme dhe mendoj se forcojnë qëndrimin tonë që t’i ndihmojmë Ukrainës”.

 

Biden çmoi kontributin e Holandën në aleancën perëndimore të udhëhequr nga SHBA-ja sa i përket mbështetjes së Ukrainës kundër pushtimit rus, që nisi më 24 shkurt 2022. Ai tha se “Rusia po vazhdon të veprojë në mënyra që pothuajse janë të pabesueshme”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtëpia e Bardhë tha se Biden po ashtu të martën ka biseduar përmes telefonit me kancelarin gjerman Scholz, duke thënë se ata “diskutuan për mbështetjen e shpejt për Ukrainën dhe dënuan agresionin e Rusisë”.

 

Po ashtu, sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden dhe Scholz kanë biseduar për ndihmën e tyre të vazhdueshme për Ukrainën./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";