Disa hulumtues në New York raportuan këtë të hënë se është identifikuar personi i parë i infektuar për herë të dytë me koronavirus.

“Një pacient i ri dhe i shëndetëshëm është infektuar me koronavirus për herë të dytë, pas 4 muajsh e gjysmë prej kur u infektova herën e parë”, thanë hulumtuesit.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçar, i cili herën e parë kur u infektua nuk ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe paraqiti simptoma të lehta. Pas kthimit nga Spanja, një nga qendrat më aktive me koronavirus sot në botë , ai u zbuluar pozitiv me COVID për herë të dytë në aeroport.

Duke marrë parasysh miliona raste të infektuara me coronavirus deri më tani, ekspertët nënvizuan se nuk është e papritur që disa persona të infektohen sërish pas disa muajve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hulumtuesit në Hong Kong: Ekziston mundësia që të riinfektoheni me koronavirus shkruan Vizion Plus.