Një polic 58-vjeçar italian, i cili ishte kundër vaksinimit ka ndërruar jetë në spital pas infektimit me Covid-19.

Mediat italiane raportojnë se Candido Avezzù, vdiq më 29 gusht në spitalin Jesolo për shkak të komplikimeve që iu shfaqën pas infektimit me Covid-19.

Ai rezultoi pozitiv me koronavirus më 28 korrik dhe gjendja e tij u përkeqësua më 10 gusht, ku u transferua në terapi intensive.

Më 28 korrik, Avezzù  shkroi në Facebook: “Nuk është një vend për të kaluar pushimet, shpresoj të shkoj në shtëpi këtë mëngjes”. Një postim tjetër dhe përfundimtar u shfaq më 10 gusht. “Po hyj në terapi intensive”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E intervistuar nga Corriere della Sera, gruaja e policit shpjegoi idetë e burrit të saj mbi Covid dhe vaksinën. “Ai ishte i bindur për të mos u vaksinuar, tha gruaja, më tha se ishte më i fortë se virusi”.