Doktori nga Florida, i cili humbi jetën disa javë pasi u vaksinua kundër COVID-19 u identifikua nga gruaja e tij. Bëhet fjalë për 56-vjeçarin Gregory Michael. Sipas gruas, ai vdiq nga një reaksion i vaksinës kundër COVID.

Drejtori i operacioneve në zyrën e ekzaminuesit mjekësor, Darren Caprara tha se zyra e tij po punon me Departamentin e Shëndetësisë në Florida dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të hetuar vdekjen e Michael.

Sipas Caprara, vdekja e 56-vjeçarit nuk ka qenë e lidhur përfundimisht me vaksinën, por megjithatë është një ndër pistat ku po hetohet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai u shpreh se të martën u krye një autopsi, me shkakun e vdekjes në pritje të përfundimit të studimeve nga ekzaminuesi mjekësor dhe agjencitë partnere