Mijëra vetë pushtuan rrugët e Budapestit duke kërkuar një shtyp të lirë e të pavarur pasi sipas tyre median më te madhe oline te Hungarisë, “Index” rrezikohet.

Qytetarët i janë bashkuar gazetarëve në protestën që vjen pasi kryeredaktori i portalit online Index, Shabolc Dull u shkarkua të mërkurën. Në fund të muajit qershor ai kishte publikuar një artikull, ku paralajmëronte ndikimin në rritje tek Index te pronarëve të afërt me qeverinë. Të premten më shumë se 80 gazetarë dhanë dorëheqjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rreth 1,5 milionë klikime të faqes në ditë, tek një popullsi me 10 milionë banorë, Index është media më e lexuar në Hungari. Analistët vlerësojnë, se gati 90% e mediave ndodhen nën kontrollin e qeverisë. Në listën e lirisë së shtypit të “Reporterëve pa kufij”, Hungaria renditet e 89-a nga 180 vende.

Hungarezët pushtojnë rrugët/ Protestë për lirinë e shtypit shkruan Vizion Plus.