Partitë opozitare hungareze kanë kërkuar thirrjen e një seance urgjente të Parlamentit, më 5 shkurt, për të ratifikuar kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO .

Hungaria është i vetmi vend në Aleancën 31-anëtare që nuk e ka ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë.

Turqia përfundoi ratifikimin e anëtarësimit të vendit nordik në NATO javën e kaluar, rreth 20 muaj pas kërkesës së Stokholmit, të cilën e paraqiti në vrazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

“Kërkesa jonë  për mbledhje të jashtëzakonshme i është dërguar kryetarit të Kuvendit. Tanimë çështja është nëse 135 deputetë do të jenë mjaftueshëm të guximshëm për të bërë ballë ”, tha për Reuters deputetja e opozitës, Zita Gurmai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gourmai po i referohej nëse deputetët nga partia qeverisëse Fidesz dhe partneri i vogël i qeverisë, Kristian Demokratët, do të votonin në favor të kërkesës, e cila do të rriste shanset e procesit për ratifikimin e Hungarisë të pranimit të vendit nordik,që do t’i jepte “dritën jeshile”  anëtarësimit zyrtar në NATO.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg theksoi të premten e kaluar se ai pret që parlamenti hungarez të ratifikojë pranimin e Suedisë në fund të shkurtit pasi parlamenti të rifillojë punën.

Kryeministrat e Suedisë dhe Hungarisë do të takohen të enjten në samitin e Bashkimit Evropian./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";