Hungaria ka ende nevojë për gazin dhe naftën ruse dhe se nuk do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera që vendosën sanksione për importin e produkteve ruse, ka thënë të mërkurën kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Diplomacia evropiane po “punon me kapacitet të plotë” këtë javë, ka shkruar Orban në rrjetin social Facebook, duke iu referuar takimit të së martës të liderëve të Grupit të Vishegradit me kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe bisedimeve të tij të së mërkurës me tre krerët e shteteve evropiane dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Përpjekjet janë të përqendruara në krijimin e paqes.

Ne duhet të investojmë energjinë e nevojshme dhe të shikojmë pasojat ekonomike”, ka thënë Orban.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";