Qeveria e Hungarisë ka zgjeruar ndalesën e përkohshme ndaj importeve të produkteve bujqësore ukrainase dhe ka përfshirë mjaltën, verën, bukën, sheqerin dhe një sërë produktesh të mishit dhe perime.

 

Lista e produkteve të ndaluara u publikua përmes një dekreti qeveritar, pasi Budapesti njoftoi të shtunën se ka ndërmarrë masë për të ndaluar importin e drithërave, farërave vajore dhe disa produkteve të tjera.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në ditët e fundit, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia kanë ndaluar importin e drithërave dhe produkteve të tjera nga Ukraina – shtet që po përballet me pushtimin rus – pasi çmimet e lira për produktet ukrainase nxitën pakënaqësi në mesin e fermerëve lokalë.

 

Bullgaria pritet të njoftoi për masë të ngjashme gjatë 19 prillit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në maj të vitit 2022, Bashkimi Evropian lejoi Kievin që të eksportonte drithëra përmes shteteve të bllokut pas mbylljes së linjave transportuese në Detin e Zi për shkak të luftës së Rusisë. Bllokadat në portet e Detit të Zi nxitën krizë globale ushqimore.

 

Shtetet anëtare janë pajtuar të importojnë produkte të caktuara nga Ukraina pa kufizime të sasisë dhe pa inspektim të doganës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, një pjesë e madhe e produkteve nuk kanë kaluar transit përmes BE-së, por janë shitur në tregjet e shteteve anëtare me çmim të lirë, tha Budapesti.

 

“Në mungesë të obligimit për t’iu përmbajtur rregullave strike të produkteve, siç kërkohet sipas ligjeve të BE-së, produktet ukrainase kanë avantazh në konkurrencë … gjë që shkakton telashe të mëdha në tregjet e brendshme të shteteve anëtare”, u tha në dekretin e Qeverisë hungareze.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në dekretin e Qeverisë në Budapest u tha se ndalesa do të aplikohet edhe për miellin, vajin e gatimit si dhe për verërat.

 

Kjo ndalesë e përkohshme do të jetë në fuqi deri më 30 qershor, por nuk do të aplikohet për produktet që kalojnë transit përmes Hungarisë, u tha në dekret.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet hungareze do të izolojnë në doganë dërgesat e produkteve që janë në listën e ndalesës dhe do t’i monitorojë ato, përmes pajisjeve elektronike.

 

Transportuesit që shkelin ndalesën do të gjobiten bazuar në vlerën totale të dërgesës që transportojnë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Polonia dhe Ukraina të martën arritën një marrëveshje që mundësoi transitin e drithërave ukrainase përmes Polonisë, pasi Varshava kishte vendosur ndalesë ndaj importeve./rel