Rreth 200 mijë kontenierë që ishin nisur për në Greqi nuk kanë mbërritur në portin e Pireut. Shkak për këtë është bërë bllokada që është vendosur në Detin e Kuq nga sulmet e Huthëve të Jemenit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur presidenti i Dhomës Profesionale të Athinës, Janis Hatzitheodosiou në një intervistë për media greke ERT, teksa shton se vonesa për mbërritjen e kontenierëve do zgjasë nga 15-20 ditë.

Aktualisht, rreth 200,000 kontejnerë nuk kanë mbërritur në Pire për shkak të bllokadës dhe në thelb ajo që këto anije janë të detyruara të bëjnë është të qarkullojnë Afrikën , që do të thotë një vonesë prej 15 deri në 20 ditë“, shpjegoi Hatzitheodosiou.

Presidenti u shpreh se kjo vonesë, përveç kohës më të gjatë të dorëzimit, ndikon edhe në koston e transportit, duke vënë në dukje se çdo kontenier tashmë është i ngarkuar me 6000 dollarë mall.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, 40% e importeve në Greqi vijnë nga Lindja e Largët dhe kanë të bëjnë kryesisht me artikuj elektrike dhe elektronike, veshje etj./vizionplus.tv