Nga kjo e hënë në Itali hyjnë në fuqi rregullat e reja anti-Covid dhe super “Green Pass” edhe në zonën e sigurt.

Dekreti ministror i miratuar me 24 nëntor parashikon gjoba nga 400 deri në 1 mijë euro për këdo që tenton të hyjë në bare dhe restorante pa pasur vaksinën.

Qeveria mendon se do të shtojë ndërgjegjësimin e masës teksa i bllokon aksesin personave të pavaksinuar. Draghi ka angazhuar të gjithë forcat policore që të bëjnë kontrolle te detajuara në të gjitha ambientet e ndaluara dhe kushdo që nuk bindet të tregojë certifikatën e gjelbër që lidhet me vaksinimin apo kalimin e sëmundjes do të gjobitet.

Ky dokument do të kërkohet në mbarë vendin në të gjitha format e transportit, por edhe aktivitete të tjera që parashikojnë praninë e të tjerë personave afër jush.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fuqi do vijojë të mbetet tamponi negativ për të shkuar në punë, në palestër, të qëndroni natën në hotel, por jo për bizneset e gastronomisë.