Nga sot hyri në fuqi “Certifikata shëndetësore e Covid-19” për të lehtësuar lëvizjen brenda vendeve anëtare të bashkimit evropian.

 

Dokumenti u jepet personave që janë plotësisht të vaksinuar, atyre që e kanë kaluar virusin dhe kanë zhvilluar antitrupa, si edhe personave  që kanë bërë një test anticovid brenda 72 orëve të fundit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dokumentet do të jenë në formë digjitale si dhe në letër, ndërsa do të shpërndahen falas tek qytetarët, në gjuhën e tyre kombëtare dhe në anglisht. Ajo do të përmbajë një kod përmes të cilit do të verifikohen të dhënat si dhe do të parandalojë falsifikimin.

 

Edhe për Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian ka lehtësuar lëvizjen. Por ndonëse ky vendim është  miratuar nga  blloku, vendet anëtare mund të vendosin rregullat e tyre shtese për udhëtarët. Megjithatë, disa shtete si Holanda, Zvicra, Austria etj, kanë vendosur të heqin plotësisht kufizimet për udhëtarët shqiptarë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa shtete të tjera si Italia, ende nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë, edhe pse numri i emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj është shumë i lartë.