Një gjykatës i San Franciskos ka urdhëruar që personi i akuzuar për hyrjen në shtëpinë e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, duke rrahur burrin e saj dhe duke kërkuar ta rrëmbejë atë, të mbahet në burg pa kusht.

 

Adam Lipson, avokati i të pandehurit David DePape, u deklarua i pafajshëm në emër të tij gjatë seancës së shkurtër dëgjimore të martën në Gjykatën e Lartë në San Francisko.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ishte shfaqja e parë publike që nga sulmi i së premtes herët për zotin DePape, një aktivist ekstremist i tërhequr nga teoritë e konspiracionit.

 

Prokurorët pretendojnë se ai donte të rrëmbente zonjën Pelosi dhe t’i thyente gjunjtë si një paralajmërim për ligjvënësit e tjerë demokratë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sulmi ndaj 82-vjeçarit Paul Pelosi shkaktoi valë tronditëse në botën politike disa ditë para zgjedhjeve të 8 nëntorit për në Kongres.