Aleati i ngushtë i Vladimir Putin ka pranuar se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk po ecën me ritme aq të shpejta sa do të kishte dashur Kremlini.

“Do të doja të thoja se çdo gjë ka shkuar sipas planit por jo pasi përparimi rus në Ukrainë nuk i ka përmbushur pritshmëritë tona. Por ne po shkojmë drejt qëllimit tonë hap pas hapi dhe  së shpejti do të fitojmë”, ka deklaruar shefi i Gardës Kombëtare, Viktor Zolotov.

Zolotov është një zyrtar i sigurisë, i cili dikur ishte përgjegjës për sigurinë personale të Putinit dhe  tani është në krye të  Gardës Kombëtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";