Gjatë një forumi me investitorë, presidenti rus, Vladimir Putin i vuri vijën e kuqe Perëndimit kundër vendosjes së trupave dhe armëve të NATO-s në Ukrainë.

Përveç kësaj teme delikate, Putin ka folur edhe nëse do të kandidojë për president sërish. Amendamentet kushtetuese të miratuara në vitin 2020 ia lejojnë Putinit që të garojë edhe dy herë të tjera duke qëndruar në pushtet deri në vitin 2036.

“Sipas Kushtetutës kam të drejtën që të zgjidhem për një mandat tjetër, por nuk e kam ndarë mendjen për po ose jo. Por kjo e drejtë stabilizon situatën e brendshme politike”, ka thënë Putin.

Presidenti 69-vjeçar ka në pushtet për më shumë se 2 dekada. Kjo e bën atë liderin më jetëgjatë të Kremlinit pas diktatorit sovjetik, Josef Stalin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";