Me urdhër të prokurorit, prezantuesja e vetë-shpallur Ioanna Kouskousi,që sulmoi një ditë më parë zëvendësministrin grek të Mbrojtjes Civile Nicholas Hardalias u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Selanikut pasditen e kësaj të mërkure.44-vjeçarja u la e lirë dhe u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Selanikut me urdhër të prokurorit.Ndaj saj janë ngritur akuza penale për fyerje dhe kërcënim.

Kallëzim ndaj saj ka bërë edhe Sigurimi i Shtetit për veprat e fyerjes dhe frikësimit.Incidenti ndodhi në një restorant në qendër të Selanikut ku zëvendësministri po drekonte.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, gruaja fillimisht i kishte kërkuar zëvendësministrit të bënte një foto me të dhe pasi ai kishte pranuar, ajo i kishte hedhur një gotë me ujë fytyrës.

Policia e prangosi dhe ajo e kaloi natën në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Selanikut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ioanna Kouskousi u bë e njohur në mediat sociale gjatë karantinës kur shpërtheu në ulërima ndaj një polici që nuk e kishte lejuar të bënte shëtitje në plazhin “e mbyllur” të Selanikut.