Një mjek, rreth 41-vjeç, i ka dhënë fund jetës këtë të diel, duke u hedhur nga ballkoni i katit të tretë të një spitali ne Greqi, ku kurohej për COVID.

Mjeku u shtrua në spital pasi kishte komplikacione të rënda, mirëpo, fatkeqësisht sot ai u gjet i pajetë nga anëtarët e stafit të spitalit.

Mediat greke shkruajnë se mjeku punonte në Qendrën Shëndetësore Byron dhe ishte babai i dy fëmijëve. Kolegët e tij e përshkruanin atë si një njeri shumë të mire, familjar dhe luftëtar.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë, duke marrë në pyetje bluzat e bardha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";