Një fjalë e thënë kundër vajzës së tij, ka bërë që Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan të marrë vendimin për të rritur kontrollin qeveritar mbi mediat sociale.

E bija e Erdogan dhe bashkëshorti i tij u fyen me fjalë të rënda pas një postimi në Twitter ku njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të katërt.

Me anë të një videokonference Erdogan u tha stafit të tij se do të paraqesë një projekt-ligj për të kontrolluar përdorimin e mediave sociale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E kuptoni pse ne jemi kundër mediave sociale si YouTube, Twitter dhe Netflix? Për të zhdukur një imoralitet,” tha Erdogan.

Ai tha se kompanitë e mediave sociale do të detyroheshin të emëronin përfaqësues në Turqi, për t’iu përgjigjur kërkesave ligjore, për të cilat ai tha se aktualisht janë injoruar.