Një diplomat saudit i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018 u arrestua të martën në një aeroport të Parisit.

Khalid Al-Otaibi, 33 vjeç, u arrestua nga policia kufitare në bazë të një urdhër-arresti turk, teksa po përpiqej të hipte në një fluturim për në kryeqytetin saudit Riad.

Në një deklaratë të lëshuar vonë të martën, ambasada e Arabisë Saudite në Francë kërkoi “lirimin e menjëhershëm” të të dyshuarit, duke pretenduar se ai nuk kishte “asnjë lidhje” me vrasjen e Khashoggi.

Khashoggi u vra në vitin 2018 në ambasadën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vrasja e tij shokoi botën dhe dëmtoi rëndë reputacionin e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman, për të cilin inteligjenca amerikane pretendoi se “aprovoi” vrasjen.