Një modele është prangosur, torturuar dhe qëlluar për vdekje nga ish-i dashuri i saj xheloz pasi i kishte dhënë fund lidhjes. 23 vjeçarja Elizaveta Khlyupina, u vra së bashku me nënën e saj Svetlana Tivchenko, 52 vjeçe dhe nipin e saj katër-vjeçar, disa sekonda para se oficerët e policisë të hynin në apartamentin e tyre në Moskë.

Ish i dashuri fanatik nazist, 21 vjeçari Sevastyan Putintsev, vrau veten pas masakrës. Raportimet thonë se studentja e dizajnit dhe and part-time modele, kishte arritur të thërriste policinë kur u qëllua fillimisht në vesh nga ekstremisti.

Por kur policia trokiti në derën e tyre, ata dëgjuan dhe katër të shtëna të tjera. Ata gjetën modelen dhe nën e saj të vdekur me fytyra të gjymtuara nga vrasësi, i cili i kishte torturuar, shkruante e përditshmja ‘Moskovsky Komsomolets’.

Kur policia kontrolloi banesën e vrasësit gjetën foto të shumta të Hitlerit dhe simbole naziste.Ata zbuluan gjithashtu një uniformë naziste dhe prova se ai takohej me të tjerë ekstremistë të djathtë në Rusi e Ukrainë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetëm kohët e fundit vrasësi kishte marrë liçencën e armës shotgun Saiga, me të cilin kreu krimin.Një nga fqinjët tha për mediat: “Dëgjova një ulërimë të tmerrshme femre, sikur dikush po copëtohej. Ishte zëri i një femre të rritur, më pas erdhën të shtënat. Unë isha në ashensor, më pas erdhi policia”.

Fëmija katër-vjeçar i vrarë, i quajtur Matvey, ishte biri i motrës së madhe të Elizaveta, Inna.Elizaveta ishte ndarë nga vrasësi pas një marrdhënieje që kishin pasur.Fqinjët thonë se ai ishte përpjekur ta rifitonte duke sjellë lule por ajo kishte refuzuar.