Gjykata e Lartë e Ukrainës pranoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së vendit për konfiskimin e aseteve të Ivan Savvidis dhe gruas së tij.

Vendimi u mor, pasi Ivan Savvidis akuzohet se u përfshi në një listë të Organizatës Joqeveritare me 25 oligarkë rusë, bizneset e të cilëve mendohej se i shërbenin furnizimit të Rusisë me municion luftarak.

Pasuritë e konfiskuara të Ivan Savvidis përfshijnë 100% të aksioneve të korporatës së PJSC Pentopak, e cila është një nga liderët në prodhimin e paketimit për produktet e mishit dhe sallamit, dhe 100% të të drejtave të korporatës të filialit të saj Atlantis-Pak Ukraine. Shërbimi Kundër Korrupsionit të Ukrainës deklaroi se gruaja e tij është pronare nominale e disa prej kompanive të tij në Ukrainë, megjithëse ato nuk janë në pronësi të tij.

Ivan Savvidis ishte anëtar i parlamentit rus me partinë “Rusia e Bashkuar” dhe ishte i lidhur ngushtë me presidentin e vendit, Vladimir Putin. Në përfundim, thuhet se në vitin 2015 Ivan Savvidis kishte mirëpritur publikisht pushtimin e Krimesë dhe aneksimin e paligjshëm të saj nga Rusia. Ai ka shtetësi ruse dhe greke. Në Greqi ka në pronësi një port dhe ndër të tjera klubin e futbollit PAOK./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";