Brazili vjen me një ide kreative për të sjellë dashuri për banorët e saj mes pandemisë së coronavirusit, duke krijuar një “tunel përqafimi” që lejon të afërmit të përqafojnë të sigurt më të dashurit e tyre, shkruan CNN.

Menjëherë pas Ditës së Nënës, erdhi kjo ide brilante kur stafi në objektin Três Figueiras në shtetin e Rio Grande do Sul vuri re që disa banorë po ndjeheshin të mërzitur.

“Kemi parë se banorët tanë të moshuar po ndjeheshin të trishtuar,” tha Luciana Brito, njëra nga pronarët e objektit, për CNN. “Ne menduam se ata do të ishin shumë më të lumtur nëse do të gjenim një mënyrë që ata të përqafonin të afërmit e tyre”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";