Ilaçi i ri i Pfzier, Paxlovid, për Covid-in tregoi efektivitet kundër variantit Omicron në testet laboratorike. Kompania zbuloi të martën të dhëna që tregojnë se pilula e autorizuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të luftuar Covid, Paxlovid ishte e suksesshme në tre teste laboratorike.

Nirmatrelvir, përbërësi aktiv i ilaçit, tregoi se efektiviteti po neutralizon virusin në provat e bëra. Varianti Omicron ka shfaqur aftësinë për të anashkaluar vaksinat dhe trajtimet Covid që kur u shfaq për herë të parë vitin e kaluar.

Kompanitë farmaceutike kanë punuar për të modifikuar vaksinat dhe trajtimet që të jenë efektive kundër llojit të ri tw covid.

“Ne kemi krijuar posaçërisht PAXLOVID për të ruajtur efektivitetin e tij në të gjithë koronaviruset, si dhe variantet aktuale,” tha Dr Michael Dolsten, nga Pfizer në një deklaratë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se pilula antivirale tregoi aftësinë për të ulur rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes nga virusi me 90 përqind nëse merret herët.