Mjeku imunolog, Dr. Genc Sulçebe, deklaroi në studion e “Ditari” në A2 se rreth 90% e popullatës së vendit tonë nuk është prekur nga Covid-19.

“Perspektiva duket e mirë, pasi edhe muajt e verës i bëjnë kushtet e disfavorshme për përhapjen e virusit. Jemi në situatë optimiste, por gjithmonë duhet ruajtur kujdesi dhe gadishmëria. Rreth 90% e popullatës nuk ka rënë në kontakt me infeksionin, pra nuk është imune.

Kjo shifër ishte e pritshme nga masat e forta shtrënguese dhe të shpejta që u morën te ne. Nga ana tjetër, kjo ka rrezikshmërinë e vet pasi këta persona mund të infektohen më vonë, por virusi tani e ka humbur rrezikshmërinë. Tani kërkohet ndërgjegjësim më i madh i popullatës, pasi me rifillimin e stinës së ftohtë mund të kthehet sërish koronavirusi”, u shpreh Sulçebe.

Sipas doktorit, “vaksina po përparon me ritme të shpejta dhe është e pritshme që në fund të vitit do të jetë gati”. Gjithashtu, Sulçebe thekson se nëse kjo gjë do të ndodhë, ajo do të shpërndahet njësoj në të gjitha vendet e botës dhe do të jetë e aksesueshme nga të gjithë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pa dyshim që do të jetë falas apo me çmim shumë të ulët edhe në vendin tonë. Mendoj se fillimisht duhet ta bëjnë individët më të rrezikuar: ata mbi moshën 50 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Unë e shikoj me optimizëm përdorimin global të vaksinës, pasi të gjitha vendet janë të interesuara për eliminimin e pandemisë”, tha Sulçebe.

Në fund, mjeku imunolog dha një këshillë për qytetarët: “Mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura është mjeti më efikas për t’u mbrojtur dhe për të mbrojtur të tjerët”.