Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, ka mbërritur në Departamentin e Shtetit në Uashington për një takim zyrtar pas incidentit me dronët rusë.

 

Antonov pritet të takohet me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane Karen Donfried, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Antonov u thirr për të përcjellur kundërshtimet tona të forta”, tha të martën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Nga ana tjetër, ambasadorja e SHBA-së në Rusi, Lynne Tracy, ka përcjellë një mesazh të fortë për Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse, raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

Këtë të martë avion luftarak rus u përplas me një dron amerikan mbi Detin e Zi, duke detyruar SHBA-në ta rrëzojë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sipas autoriteteve droni ishte në një mision rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur dy avionë rusë u përpoqën ta kapnin atë.