Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin rust ë Mbrojtjes. Sergei Shoigu. Në fokus të diskutimit mes dy homologëve raportohet se ishte incidenti i të hënës që detyroi një dron amerikan të rrëzohej në Detin e Zi.

 

Megjithatë zyrtari amerikan nuk ka dhënë detaje rreth bisedës me ministrin rus.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai përshkroi dinamikën e incidentit duke theksuar se dy avionë rusë hodhën karburant në dronin amerikan që po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Më pas, një avion goditi avionin amerikan MQ-9, duke rezultuar në një përplasje.

 

Nga ana tjetër Rusia ka mohuar akuzat duket pretenduar se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me dronin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Avionët rusë u përfshinë në sjellje të rrezikshme, të pamatur dhe joprofesionale në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi”, tha sekretari amerikan. “Incidenti është pjesë e një modeli të sjelljes agresive, të rrezikshme dhe të pasigurt” nga Rusia, shtoi Austin.