Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka thënë se variant i ri i kronavirusit mund të përhapet më shpejt se variant Delta. Ai ka treguar se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 5 pacientë prej tyre 3 janë në oksigjeno-terapi.

“Në Klinikën Infektive jemi duke i trajtuar 5 pacientë, prej tyre 3 janë në okisgjeno-terapi. Gjendja është shumë e qetë. Mirëpo kjo qetësi nuk është e thënë se do të zgjasë në ditët në vijim për këtë arsye kërkohet kujdes i shtuar”, ka deklaruar Vishaj për EkonomiaOnline.

Vishaj tha se mundësia e përhapjes së variantit të ri Omicron është dukshëm më e madhe se Delta Plus.

“Në bazë të dhënave që ende nuk janë definitive thuhet që mundësia e përhapjes së variantit të ri Omicron është dukshëm më e madhe sesa Delta që tashmë ne e kemi”, ka deklaruar Vishaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shëruar gjithsej katër persona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është 157 mijë e 828.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend është shënuar një rast i vdekjes, si dhe janë konfirmuar edhe katër raste të reja, nga gjithsej 1 mijë e 748 testime.

Ndërkaq, aktualisht në vendin tonë janë 322 raste aktive me Covid-19./Express

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";