Koronavirusi i ri nuk mbijeton në ujin e detit. Lajmi i mirë, sidomos në prag të sezonit veror, vjen nga shkencëtarët e Institutit kërkimor francez “Ifremer”.

Në arritjen e këtij konkluzioni, ata studiuan midhjet bashkë me kampionë uji të detit të marra nga zona të ndryshme në Francë. Mes 21 molusqeve të analizuara, nuk u gjend asnjë gjurmë e koronavirusit.

E njëjta gjë edhe për ujin e detit, ku nuk u verifikua prezenca e virusit. “Edhe pse nuk mund të flasim me bindje të plotë për të gjithë molusqet dhe ujërat detar të Francës, mungesa e gjurmëve të Covid-19 në studimin tonë është një lajm i mirë”, shpjegojnë shkencëtarët e institutit kërkimor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";