BBC ka zhvilluar një investigim mbi kartelat mjekësore dhe dokumente ta tjera që ekzistojnë se fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar janë përdorur përgjatë viteve 1970 – 1980 për të kryer teste klinike të pasigurta nga mjekë dhe shkencëtarë që kanë vënë përpara sigurisë së pacientit ambicien e tyre për të realizuar eksperimente të ndryshme.

Mjekët në Britani iu kanë dhënë gjak të infektuar me sëmundje të ndryshme qindra fëmijëve ku përfshihej gjaku i personave të infektuar me Hepatit C apo edhe me HIV-aids.

Në shumicën e rasteve transfuzioni i gjakut dhe provat klinike janë realizuar pa marrë më parë lejen e prindërve apo kujdestarëve të këtyre të miturve. 75 fëmijë që u përfshinë në këto prova klinike mes viteve 1970- 1980 kanë folur për BBC duke treguar pasojat e këtyre eksperimenteve mjekësore.

Një 42-vjeçar ka rrëfyer se ai është infektuar me hepatit C, pasi në moshën 3-vjeçare në vitin 1985 prindërit e dërguan për ta mjekuar pas një çarjeje që pësoi në gojën e tij. Dokumentet e zbuluara nga BBC treguan sesi mjekët i kishin dhënë atij gjak të infektuar me synim që të mund ta vëzhgonin më vonë si një rast të provave klinike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumë prej fëmijëve që janë përdorur nga mjekët britanikë për kryerjen e këtyre eksperimenteve kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me sëmundje të rënda. Mjekët në Britaninë e Madhe të cilët iu dhanë gjak të infektuar fëmijëve të ndryshëm nëpërmjet shiringave të nxehta synon që të provonin shkatërrimin e viruseve të tilla si Hiv-aids apo edhe të Hepatit C.