Irani ka ekzekutuar dy burra që ishin dënuar me vdekje pasi kishin përdorur rrjetet sociale për të promovuar “ateizmin dhe për të ofenduar fetë dhe islamin”.

 

Njoftimi për ekzekutimin e Yousef Mehrdad dhe Sadrollah Fazeli Zare u bë i ditur më 8 maj përmes ueb-faqes së gjyqësorit, Mizan, dhe në njoftim nuk thuhej se kur këta dy persona u ekzekutuan.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rastet ndaj Zare dhe Mehradad datojnë që nga viti 2019, kur u ngritën akuzat ndaj tyre. Mehrdad, baba i tre fëmijëve të vegjël, ishte akuzuar për blasfemi online, por edhe për djegien e Kuranit. Zare raportohet se ka pranuar se ka ofenduar profetin dhe islamin.

 

Ata janë ekzekutuar përmes varjes. Ekzekutimi i këtyre dy personave është shtuar në listën e dënimeve kapitale që Irani ka shqiptuar gjatë dy javëve të fundit, pasi në këtë shtet një person është ekzekutuar çdo gjashtë orë në dy javët e fundit, ka thënë organizata Iran Human Rights, me seli në Norvegji.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 6 maj, një disident suedezo-iranian, që u zhduk nga një aeroport turk dy vjet më parë, u bë e ditur se gjendej në paraburgim në Iran. Ai u ekzekutua nga autoritetet nën akuza për terrorizëm.

 

Habib Chaab, themelues dhe ish-udhëheqës i grupit separatist të quajtur Lëvizja Arabe për Çlirimin e Ahvazit (ASMLA), ishte akuzuar se udhëhiqte “një grup terrorist” dhe është dënuar me vdekje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ASMLA ishte fajësuar për sulmin me bombë gjatë paradës ushtarake në qytetin Ahvaz më 2018, kur ishin vrarë dhjetëra persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

 

Numri i lartë i ekzekutimeve, por edhe protestat e vazhdueshme kundër udhëheqjes fetare të Iranit, kanë çuar në kritika të shumta nga grupet për të drejtat e njeriut dhe nga ekspertët e Kombeve të Bashkuara që kanë kërkuar nga Irani të ndalë persekutimin dhe ngacmimin e minoriteteve fetare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas organizatës Iran Human Rights, në Iran vetëm gjatë këtij viti janë ekzekutuar 205 persona, shumica e tyre nën akuza që lidhen me drogë. Më shumë se 40 persona, që janë ekzekutuar në dy javët e fundit, i përkisnin minoritetit etnik baluç.

 

Në mars, Amnesty International akuzoi Iranin se po ekzekuton anëtarët e grupeve të minoriteteve etnike dhe po përdor ekzekutimin si “mjet për shtypje”./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";