Shtetet e Bashkuara nisen hakmarrjen për vrasjen katër ushtarëve amerikanë në Jordani duke goditur Sirinë dhe Irakun. Gjithçka ndodhi  në 30 minuta ku forcat amerikane  shënjestruan  bazat e milicive të lidhura me Iranin.

Por këto sulme janë dënuar ashpër nga Irani, teksa u paralajmërua edhe për një rrezik të mundshëm të përhapjes së luftës.

Zv.ministri i Jashtëm Nasser Kanaani u shpreh se SHBA po shkel ligjin ndërkombëtar të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe integritetin territorial dhe sovranitetin e Irakur dhe Sirisë.

Republika Islamike e Iranit thekson edhe një herë përgjegjësinë e bashkësisë ndërkombëtare dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të parandaluar sulmet e paligjshme dhe të njëanshme të Shteteve të Bashkuara në rajon dhe për të kufizuar përhapjen e krizës”, thekson ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sulmet erdhën  vetëm pak orë pasi Presidenti Biden dhe drejtuesit më të lartë ushtarakë iu bashkuan familjarëve të tre ushtarëve të vrarë, trupat e të cilëve u kthyen në Shtetet e Bashkuara, ku u pritën me një ceremoni solemne në bazën ajrore Dover, në Delauer./vizionplus.tv