Teherani zyrtar ka shtyrë marrjen e vendimit për emërimin e një ambasadori të ri në Suedi, shkaku i djegies së një kopjeje të librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit, në Stokholm. Lajmin e konfirmoi më 2 korrik ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amirabdollahian.

 

Amirabdollahian shtoi se të gjitha detajet administrative veçse ishin kompletuar, mirëpo ishte vendosur që ambasadori i ri të mos e marrë postin në Stokholm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 28 qershor, Teherani thirri diplomatët suedezë për të shprehur zemërimin lidhur me incidentin e ndodhur në Stokholm, ku dy burra dogjën një kopje të Kuranit pranë një xhamie në lagjen Sodermalm, në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit.

 

Autoritetet irakiane thanë se njëri nga burrat ishte një shtetas irakian dhe kërkuan që Suedia ta ekstradojë për t’u gjykuar në Irak, ku djegia e Kuranit është një vepër penale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Djegia e Kuranit në ditën e Kurban Bajramit ishte incidenti i parë i kësaj natyre në Stokholm në muajt e fundit.

 

Policia në kryeqytetin suedez lejoi që demonstrata të vazhdonte, përkundër që veprime të ngjashme ishin ndaluar në shkurt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykatat suedeze kishin vendosur që policia nuk kishte të drejtë ta refuzonte lejen për djegien e Kuranit.

 

Incidenti shkaktoi protesta në Iran dhe Irak.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Marrëdhëniet diplomatike midis Iranit dhe Suedisë kanë qenë të tensionuara prej disa kohësh. Një shtetas suedez-iranian u ekzekutua nga autoritetet iraniane këtë vit.