Dy shpërthime shkatërruan rrjetin e shpërndarjes së gazit natyror në Iran, të cilat u konsideruan nga autoritetet vendase si akte sabotimi dhe terrorizmi.

Si pasojë nuk u raportua për viktima, por shpërthimet shkaktuan ndërprerje në furnizimin me gaz natyror në të paktën tre provinca të vendit. Shpërthimet dëmtuan tubacionet e gazit natyror pranë qyteteve Borujen jugperëndim dhe Safasahr në jug.

“Ky akt sabotimi dhe terrorizmi u krye rreth orës 1 të mëngjesit me orën lokale në dy vende,” tha një zëdhënës i kompanisë kombëtare të gazit, Said Agli, cituar nga shërbimi zyrtar i komunikimit.

Asnjë përgjegjësi nuk është marrë deri më tani dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi dyshimet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Irani ka akuzuar vazhdimisht agjentët e Izraelit, një armik i deklaruar i Republikës Islamike, për kryerjen e operacioneve sabotuese kundër infrastrukturës së vendit, kryesisht bërthamore./vizionplus.tv/