Një raport i publikuar së fundmi kritikon ashpër ish-kryeministrin australian Scott Morrison mbi faktin se ai në mënyrë të fshehtë u vetemërua në krye të pesë ministrive pa vënë në dijeni as anëtarët e kabinetit të tij qeverisës, një gjë të cilën ai e ka pranuar të ketë ndodhur.

 

 

Raporti u hartua nga ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë australiane Virginia Bell. Në të thuhej se veprimet e zoti Morrison dëmtuan besimin tek qeveria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Gjatë gjithë periudhës së pandemisë së COVID-19, nga viti 2020 deri në vitin 2021, zoti Morrison nisi të drejtojë, pa dijeninë e askujt, ministrinë e punëve të brendshme, thesarit, shëndetësinë, financat dhe atë të burimeve natyrore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në një koment të bërë më parë prej tij mbi këtë çështje zoti Morrison ka thënë se ai po “drejtonte anijen” e qeverisë në një “kohë të jashtëzakonshme” të krijuar nga pandemia.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por zonja Bell shkruan në raport se vetemërimet e zotit Morrison kishin “pak ose aspak lidhje” me COVID-19. Ajo bën gjashtë rekomandime për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë, mes tyre hartimin e ligjeve të reja për të bërë publike të gjitha ndryshimet në postet ministrore. Qeveria e kryeministrit Anthony Albanese tha do t’i zbatonte të gjitha rekomandimet.

 

 

Kryeministri Albanese u tha gazetarëve në Canberra të premten se veprimet e paraardhësit të tij ishin skandaloze, të pashembullta e të gabuara. Ai tha se ishin anëtarët e ish-qeverisë apo opozitës aktuale, ata që e bënë të mundur funksionimin e kësaj kulture fshehtësie.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Zoti Morrison, i cili tashmë shërben si ligjvënës i opozitës, mund të përballet me masa ndëshkimore në Parlamentin Federal. Në një deklaratë të lëshuar të premten, ai tha se i mirëprit rekomandimet e zonjës Bell dhe falënderoi ish-gjykatësen për kryerjen e hetimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Nënkryetarja e Partisë Liberale të opozitës u tha gazetarëve të premten se ajo do të mbështeste rekomandimet ligjore që propozohen në raport.