Një gjykatë në Bangladesh ka hapur një hetim për vrasje ndaj ish-kryeministres Sheikh Hasina dhe gjashtë figurave kryesore në administratën e saj lidhur me vrasjen e një burri nga policia gjatë trazirave civile muajin e kaluar.

Shtetasi Amir Hamza ngriti një padi ligjore për vrasjen e shitësit ushqimor Abu Saeed, tha avokati i Hamzës, Anwarul Islam, shkruan Al Jazeera. 

Saeed u qëllua më 19 korrik ndërsa policia qëlloi mbi studentët protestues dhe njerëzit e tjerë që demonstronin kundër kuotave në punët qeveritare në zonën Mohammadpur të Dhakës.

Hamza tha se ai nuk ishte i lidhur me Saeed, por vullnetarisht iu drejtua gjykatës sepse familja nuk kishte financa për të ngritur çështjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai fajësoi Hasinën, e cila kishte bërë thirrje për veprime të forta për të shuar dhunën.

“Unë jam i pari qytetar i thjeshtë që tregova guximin për të ndërmarrë këtë hap ligjor ndaj Sheikh Hasinës për krimet e saj. Unë do ta shoh rastin deri në fund”, tha Hamza për agjencinë e lajmeve Reuters.

Udhëheqësit studentorë që drejtuan lëvizjen e protestës kanë kërkuar vazhdimisht që ish-kryeministrja të përballet me gjyqin për vrasjet e dyshuara të kryera gjatë mandatit të saj, përfshirë gjatë protestave të fundit.

Çështja është e para e ngritur kundër Hasinës pas trazirave të fundnit që vranë më shumë se 300 njerëz./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";