Shtetet e Bashkuara duhet të shtojnë angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor nëse duan t’i bëjnë ballë ndikimit kinez dhe rus në rajon, tha ish presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic. Ajo ka qenë presidente e Kroacisë nga viti 2015 deri më 2020.

Gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti Hoover i Universitetit të Stanfordit, Kitarovic, kritikoi edhe Bashkimin Evropian për vonesa në procesin e integrimit të këtyre vendeve.

“Nëse vërtetë dëshironi që të parandaloni të tjerët nga ndërhyrja, atëherë duhet që vetë të përfshiheni”, tha Grabar-Kitarovic, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara.

Ajo shprehu zhgënjimin për siç tha “një lloj mungese të interesimit për rajonin e Ballkanit” nga administratat e presidentit, Donald Trump dhe paraardhësit të tij Barack Obama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Uashingtoni dhe Brukseli kanë bërë përpjekje për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO në mënyrë që të sigurojnë stabilitet në një rajonin që u përfshi në luftra etnike në vitet 1990.

Grabar-Kitarovic tha se ky proces ka qenë “shumë i ngadaltë” dhe se “po krijon një hapësirë që po mbushet nga forcat e treta”, një referencë e mundshme për Kinën dhe Rusinë.

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë shprehur shqetësime në lidhje me investimet nga Pekini në Ballkanin Perëndimor si dhe fushatat e dezinformimit të Kremlinit si dhe veprimtaritë e ndikimit politik në rajon./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";