Një shqiptar është ekstraduar ditën e sotme nga Hungaria në Greqi. Mediat helene raportojnë se i riu shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte arratisur nga burgu.

Sipas mediave raportohet se shqiptari ishte dënuar me 15 vite burg për një grabitje dhe në vitin 2005-së ishte transferuar në burgun e Alikaransos për të vuajtur dënimin.

Pas 10 muajsh, në vitin 2006, ai mori leje disa ditore nga burgu për të mos u kthyer më. Mediat greke raportojnë se që në ditët e para të lejes, ai i largua nga Greqia dhe duke pasur rreth të gjerë miqsh, vizitoi disa shtete për të përfunduar në Hungari ku edhe u kap.

Ai është transferuar sërish në burgu e Alikarnasos, ku ndan qelinë me një tjetër shqiptar deri sa të vendoset se ku do ta vuajë dënimin, me shumë mundësi në burgun e Hanias.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";