Bali, ishulli i njohur turistik i Indonezisë, nga sot do të vendosë për turistët e huaj një taksë prej 150.000 rupiah (9 euro), e cila do të aplikohet nga autoritetet me qëllimin për të mbrojtur “ishullin e perëndive”.

Ishulli që tërheq miliona vizitorë të huaj çdo vit, dëshiron të nxisë ekonominë lokale për t’u përballur me efektet e padëshiruara të turizmit.

“Kjo taksë ka për qëllim mbrojtjen e kulturës dhe mjedisit në Bali”, tha guvernatori në detyrë i ishullit, Sang Mande Mahendra Jaya.

Kjo taksë do të paguhet online përmes portalit “Love Bali” dhe do të zbatohet vetëm për turistët e huaj që vijnë në Bali. Sundimtari i ishullit popullor beson se pagesa online do të bëjë që të mos ketë radhë, kur vizitorët të mbërrijnë në Bali.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gati 4.8 milionë turistë vizituan ishullin nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa autoritetet janë zotuar të godasin sjelljen e pandershme nga turistët pas disa incidenteve, kryesisht të të huajve të zhveshur brenda tempujve ose vendeve të shenjta, që tronditën shumicën e komunitetit hindu./Living/