Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 259 raste të reja me Covid-19. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 239,961. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se brenda ditës u regjistruan edhe 30 viktima, tre më shumë se një ditë më parë.

Në total, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, të paktën 34,708 persona në Itali e kanë humbur betejën me Covid-19. Nga ana tjetër, nga spitalet deri më tani janë nxjerrë 187,615 persona, prej të cilëve 890 vetëm në 24 orët e fundit.

Kurse, pacientë të shtruar në spitale raportohet të jenë 1,356, 159 më pak krahasuar me një ditë më parë, prej të cilëve 105 janë në terapi intensive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";