Një shqiptar po lufton me vdekjen pasi ra nga një lartësi prej 7 metrash në një kompani në Pomezia, në periferi të Romës.

Aksidenti ka ndodhur sot, 29 gusht, rreth orës 10:30.

Shqiptari, punonjës i kompanisë ku ndodhi aksidenti, në rrethana ende të paqarta është rrëzuar nga skela 7 metra e lartë dhe ka marrë lëndime të rënda.

Ai u transportua me helikopter në gjendje të rëndë në spitalin San Camillo në Romë. Karabinierët po punojnë për të sqaruar dinamikën e aksidentit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";