Ka vetëm 50 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali, duke përjashtuar numrin e vdekjeve në Lombardi në të njëjtën hapësirë kohore.

Viktimat rriten kështu në 32 785 duke përjashtuar të dhënat e Lombardisë që nuk janë marrë ende.

Të shtunën shtimi i përgjithshëm kishte qenë 120 viktima. Të dhënat u bënë të njohura nga Mbrojtja Civile.

Ka 56 594 persona që vuajnë nga Covid-19, 1 158 më pak se të shtunën, kur rënia ishte 1 570.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ka 229 858 persona të infektuar me koronavirus në Itali, 531 më shumë sesa të shtunën.