Politikanët italianë do të zgjedhin kreun e ri të shtetit më 24 janar.

 

Në Itali, deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës. Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri rundet e para të votimit. Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zgjedhja e pasardhësit të presidentit aktual, Sergio Mattarella, pritet me padurim në Itali. Deri më tani, nuk ekziston një emër zyrtarisht. Për javë të tëra, mediat kanë spekuluar për kandidaturën e kryeministrit aktual, Mario Draghi. Të tjerë kanë thënë se do të dëshironin të shihnin një grua në krye të shtetit.

 

Në kampin e krahut të djathtë, Silvio Berlusconi përmendet vazhdimisht si kandidat. Presidenti ka rol të rëndësishëm në Itali, sidomos në kohë krizash. Në mesin e gjërave për të cilat ka pushtet është edhe shpërndarja e legjislaturës në parlament dhe emërimi i ministrave. Mandati shtatëvjeçar i Mattarelles përfundon në muajin shkurt./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";